Maduro gati për bisedime me SHBA për drogën dhe naftën

Tensionet me SHBA/ Maduro: I gatshëm të diskutoj me Uashingtonin për drogën, naftën dhe marrëveshjet ekonomike

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka deklaruar se është i gatshëm të diskutojë me Shtetet e Bashkuara për luftën kundër drogës, naftën dhe marrëveshjet ekonomike.

Kjo deklaratë vjen në mes të një krize me Shtetet e Bashkuara, të cilat po ushtrojnë presion të madh mbi Venezuelën përmes vendosjes së anijeve luftarake në Karaibe.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara e di këtë, sepse ua kemi thënë shumë zëdhënësve të saj. Nëse duan të diskutojnë seriozisht një marrëveshje për të luftuar trafikun e drogës, ne jemi gati. Nëse duan naftë nga Venezuela, Venezuela është gati për investime amerikane, si me Chevron, kur të duan, ku të duan dhe si të duan”, tha më tej Maduro.

Scroll to Top