Zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë
Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, përmes një postimi në platformën X, ka reaguar lidhur me veprimet e ndërmarra kundër regjimit në kryeqytetin venezuelian, Karakas. Landau ka ripostuar mesazhin e presidentit amerikan, Donald Trump, ku thuhet se Maduro do të përballet me drejtësinë për veprimet e tij.
Donald Trump njoftoi të shtunën se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ishte kapur dhe larguar nga vendi. Trump konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të gjerë kundër Venezuelës, duke shtuar se Maduro u kap dhe u largua nga vendi me aeroplan së bashku me bashkëshorten e tij.
