Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pranë tunelit. Automjeti shihet tërësisht i mbuluar nga zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të zjarrit.
