Manaj shkruan histori me Shqipërinë, gol numër 11

Rei Manaj është bërë autori i golit të parë në histori ndaj Serbisë, në të gjitha përballjet e kombëtares shqiptare kundër kësaj skuadre pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Ky ishte një moment i veçantë për sulmuesin, pasi shënoi golin e tij të 11-të me Kombëtaren Shqiptare.

Me këtë gol, Manaj barazoi dy legjenda të futbollit shqiptar:

  • Altin Rraklli
  • Hamdi Salihi

Tani, ai ka para tij vetëm pesë lojtarë me më shumë gola të shënuar për Shqipërinë:

  • Bogdani (18 gola)
  • Bushi (14 gola)
  • Çikalleshi (13 gola)
  • Skela (13 gola)
  • Sadiku (12 gola)

Leave a Comment

Scroll to Top