ArkivaLajmemarshimineutrale

Manastirliu shpjegon mungesën e Ramës në marshimin UÇK

Manastirliu shpjegon mungesën e Ramës në marshimin për UÇK

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në protestën e zhvilluar në kryeqytet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E pyetur nga A2CNN, Manastirliu u shpreh:

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim: ‘Liria ka një emër’ dhe ky emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”

Lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në protestë, Manastirliu u përgjigj:

“Pjesëmarrja në tubime, siç e ka theksuar edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam gjithashtu një lidhje personale me Kosovën, pasi gjyshja ime nga babai është nga Gjakova, prandaj vlerësova të isha e pranishme këtu.”