Fillimi i Botërorit me probleme, ish-mbrojtësi brazilian Marcelo kërkon mbrojtjen e policisë
Një ngjarje e pazakontë ka shoqëruar ish-mbrojtësin brazilian Marcelo gjatë pranisë së tij në Meksikë për të ndjekur sfidën hapëse të Kupës së Botës 2026, mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Ish-lojtari u detyrua të kërkonte mbrojtjen e policisë për të shmangur një situatë të pakëndshme.
Pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa Marcelo ndodhej pranë stadiumit, shpërtheu një përplasje fizike mes protestuesve meksikanë, të cilët kishin dalë në rrugët e qytetit në ditët e fundit, dhe forcave të rendit. Ish-futbollisti u gjend papritur në mes të dy grupeve që po konfliktoheshin, duke u vendosur në një situatë potencialisht të rrezikshme.
Për fat të mirë, forcat e rendit e njohën menjëherë Marcelo dhe arritën ta rrethonin dhe ta largonin pa incidente nga zona e përplasjeve. Ai përjetoi disa momente ankthi, por fatmirësisht situata nuk shkoi më tej.
