Rubio: Marrëveshja me Iranin mbetet e mundur pavarësisht sulmeve të reja
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi të martën se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin është ende e mundshme, pavarësisht njoftimit të ushtrisë amerikane për sulme të reja ajrore kundër vend-vendosjeve të raketave në jug të Republikës Islamike dhe kundër anijeve të dyshuara për vendosje minash.
“Kanë zhvilluar bisedime në Katar… do të shohim nëse mund të bëjmë përparim. Mendoj se bisedimet fokusohen më shumë te formulimi i saktë i tekstit, gjë që do të zgjasë disa ditë,” tha Rubio për gazetarët në Jaipur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Indi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje. “Ose do të bëjë një marrëveshje, ose nuk do të ketë asnjë marrëveshje,” shtoi kreu i diplomacisë amerikane.
