Pezeshkian dhe Trump nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane (MPJ), Esmail Baghai, njoftoi se memorandumi i mirëkuptimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nënshkrua nga udhëheqësit e të dy vendeve, Massoud Pezeshkian dhe Donald Trump. Ai shtoi se ky dokument u nënshkrua në mënyrë dixhitale.
“Sapo memorandumi i mirëkuptimit të nënshkruhet nga presidentët e të dy vendeve, shkelja e tij do të jetë më e kushtueshme”, theksoi zëdhënësi.
Baghai sqaroi se programi për pjesëmarrjen e ekipeve negociuese në Gjenevë mbetet në fuqi, por memorandumi është nënshkruar në mënyrë dixhitale dhe nuk do të ketë asnjë ceremoni nënshkrimi në Zvicër.
Sipas tij, teksti i memorandumit thekson se negociatat do të zhvillohen vetëm për çështjen bërthamore dhe heqjen e sanksioneve.
