Trump: Forcat amerikane në Gjirin Persik, “një vend i mirë”

Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajonin e Gjirit Persik për njëfarë kohe, është një vend i këndshëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se forcat amerikane do të mbeten në rajonin e Gjirit Persik “për një kohë”, pas një marrëveshjeje kornizë mes Uashingtonit dhe Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo është një pyetje e mirë, nuk kemi menduar ende për këtë. Ndoshta për një kohë, është një vend i mirë për të qenë, mendoj se do të jetë mirë”, u shpreh ai.

Duke folur me gazetarët në Paris, Trump shtoi se, pasi vendet e tjera posedojnë raketa balistike, do të ishte “pak e padrejtë” që Irani të mos kishte të tilla.

Presidenti amerikan paralajmëroi Teheranin se nëse nuk i përmbush angazhimet e tij dhe nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare, lufta do të rifillojë.

Trump është ftuar sonte nga Presidenti francez Emmanuel Macron për një darkë në Versajë, pas përfundimit të samitit të G7-ës.

Siç raportohet nga HQNewsNow në Twitter:

  • Pyetje: Sa kohë do të lini forcat amerikane në Gjirin Persik?
  • Përgjigje e Trump: Nuk kemi menduar për këtë. Ndoshta për njëfarë kohe. Është një vend i mirë për të qëndruar.
Scroll to Top