Kristal Palas në listën e finales, talenti shqiptar U19 i përzgjedhur nga klubi në garë për Ligën e Konferencës
Ivan Balliu, futbollist i Kombëtares shqiptare, e nisi nga stoli ndeshjen finale të Ligës së Konferencës. Por në fushë mund të kishte qenë edhe një tjetër futbollist me fanellë kuqezi.
Mesfushori shqiptar Mateo Dashi aktivizohet prej vitesh në akademinë e Crystal Palace. Djaloshi luan me ekipin U21 të klubit anglez dhe ka dhënë paraqitje të mira në vitet e fundit. Për këtë arsye, Crystal Palace e ka përfshirë Mateo Dashin në Listën B, atë të lojtarëve të akademisë, për turneun dhe finalen e madhe të Ligës së Konferencës.
Dashi ka qenë pjesë e rregullt e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. Ai nisi me Shqipërinë U15 në vitin 2021, duke ngjitur më pas shkallët deri te ekipi U19 i kuqezinjve, ku numëron 8 ndeshje dhe 1 gol të shënuar.
