Mbledhje e gjatë e Grupit Parlamentar të PS: Çfarë do të diskutohet
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja do të ketë një format vlerësimi të plotë të aktivitetit të PS-së në parlament dhe jo vetëm.
Fillimisht, pritet fjala e kryeministrit, Edi Rama, e cila do të pasohet nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Më pas, mbledhja do të fokusohet te raportet zyrtare të komisioneve parlamentare. Çdo kryetar komisioni do të ketë në dispozicion 10 minuta për të paraqitur raportin e tij, ndërsa diskutimet e tjera do të jenë të shkurtuara.
Deputetët dhe ministrat që do të raportojnë mbi punën e tyre janë:
- Milva Ekonomi
- Ulsi Manja
- Bledar Çuçi
- Blendi Klosi
- Anila Denaj
- Evis Kushi
- Eduard Shalsi
- Iris Luarasi
- Erion Malaj
- Igli Hasani
- Fatmir Xhafaj
- Damian Gjiknuri
- Arbjan Mazniku
Një tjetër pikë qendrore e kësaj mbledhjeje do të jetë raporti mbi pjesëmarrjen e deputetëve në punimet parlamentare, i cili do të prezantohet nga Sekretari i Grupit. Ky raport do të vlerësojë angazhimin sistematik të deputetëve në seanca, mbledhje dhe komisione.
Rendi i folësve do të jetë si më poshtë:
- Fjala e Kryeministrit, Edi Rama.
- Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
- Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare:
- Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (10 minuta)
- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (10 minuta)
- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (10 minuta)
- Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (10 minuta)
- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (10 minuta)
- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (10 minuta)
- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (10 minuta)
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (10 minuta)
- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (10 minuta)
- Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (10 minuta)
- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (10 minuta)
- Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (10 minuta)
- Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (10 minuta)
- Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.
- Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
- Fjala e Kryeministrit, Edi Rama.
