Sot mbahet mbledhja e parë e qeverisë pas akuzave ndaj Belinda Ballukut nga SPAK, çfarë pritet të diskutohet.
Mbledhja e parë e qeverisë pas marrjes së zëvendës kryeministres Belinda Balluku si të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër penale e lidhur me tunelin e Llogarasë, pritet të mbahet sot në orën 17:00.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se ende nuk dihet nëse mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Rama apo nga zëvendësja e tij, Balluku, siç ka ndodhur edhe më parë.
Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti për vitin 2026. Pas kësaj, të mërkurën paradite, ministri i Financave do ta prezantojë atë në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa më pas ai do të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare.
