Plani për paqen: Merz kërkon që Evropa të mos trajtohet si e pavlerë në bisedimet për Ukrainën
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos lënë mënjanë evropianët në negociatat me Rusinë për Ukrainën, duke këmbëngulur se çdo marrëveshje kërkon miratimin evropian.
Në fjalën e tij para ligjvënësve në Parlamentin gjerman, Merz theksoi se evropianët dëshirojnë të shohin fundin e luftës në Ukrainë sa më parë. Megjithatë, ai nënvizoi se çdo marrëveshje e negociuar midis “fuqive të mëdha”, pa pëlqimin e Ukrainës dhe pa miratimin evropian, nuk do të ofrojë një bazë për paqe të qëndrueshme.
“Në këtë moment kyç për fatin e Ukrainës, për Evropën dhe për aleancën tonë me SHBA-në, dua gjithashtu ta bëj të qartë se çështjet evropiane mund të vendosen vetëm në marrëveshje me Evropën”, tha Merz.
