Meta mbetet në burg pas apelit të GJKKO

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, Meta sërish në burg

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin për ‘arrestin me burg’.

NJOFTIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: “Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të “arrestit në burg” për të pandehurin I.M.”

Gjykata vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Vendimi u shpall në Tiranë, me datë 14.11.2025.

Scroll to Top