Milani kërkon 2 përforcime, ofertë për Leon Goretzka

Milani synon dy përforcime në mesfushë, zbulohet oferta milionëshe për merkaton e verës

Milani po përgatitet për përforcime në edicionin e ardhshëm. Rikthimi në Champions League duket si një objektiv pothuajse i arritur, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë aktivisht për merkaton e verës.

Një nga emrat kryesorë në radar është Leon Goretzka, i cili pritet të largohet nga Bayern Munich pas përfundimit të këtij sezoni. Sipas “Corriere dello Sport”, Milani ka ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Njëkohësisht, Igli Tare po ndjek edhe një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për Ismael Kone, 23-vjeçarin që ka bërë paraqitje të mira me Sassuolon. Transferimi i Konet nuk do të jetë i lehtë, pasi për kartonin e tij janë paguar mbi 10 milionë euro te Marseille.

Scroll to Top