Milani, lajme të këqija për Rabiot dhe Pulishiç

Milani po vuan pas dritares së ndeshjeve ndërkombëtare, duke humbur dy lojtarë të rëndësishëm për planet e trajnerit Masimiliano Allegri.

Christian Pulishiç do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të premten dhe pritet të mungojë për një periudhë të pacaktuar.

Ndërkohë, klubi konfirmoi një dëmtim muskulor në pulpën e majtë për Adrien Rabiot. Ai do t’i nënshtrohet terapisë rikuperuese, me teste të mëtejshme pas 10 ditësh, por nuk ka një datë të qartë kthimi në fushë.

Scroll to Top