Milot Rashica & Fëmija Tifoze: Moment Viral në Kupën e Turqisë

VIDEO/ Pamjet virale në rrjet: Moment i papritur mes Milot Rashicës dhe një tifozi të vogël

Sulmuesi shqiptar Milot Rashica dhuroi një asist në fitoren 3-0 të Beshiktashit kundër Alanyaspor në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë, duke i siguruar kështu skuadrës së tij kalimin në fazën gjysmëfinale.

Në fund të takimit, teksa ishte pranë tunelit, Rashica hodhi fanellën e tij drejt bashkëshortes, e cila ndodhej në tribunë. Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur një tifoz i ri i doli përpara. Me një shpejtësi dhe vendosmëri të habitshme, vogëlushi ia “rrëmbeu” fanellën nga duart.

Rashica, fillimisht i befasuar, më pas buzëqeshi dhe vendosi ta linte fanellën në duart e djaloshit. Ky moment unik është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Një postim i Milot Rashicës në lidhje me ngjarjen thoshte:

  • “Eshaia kishte dashur t’ia jepte atë një fëmije tjetër që kishte ditëlindjen, por ja ku e mori ky vogëlushi 😅 🖤🤍”
Scroll to Top