Minatorët e Spaçit në protestë: 27 ditë grevë, kërkesat kryesore

Minatorët e Spaçit vazhdojnë protestën prej 27 ditësh, kërkojnë realizimin e kërkesave të tyre.

Minatorët e Spaçit vijojnë protestën e tyre edhe sot, në ditën e 27-të të saj. Pavarësisht kushteve atmosferike, punonjësit janë mbledhur mëngjesin e sotëm në hyrjen kryesore të minierës, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Situata është tensionuar më tej pasi rreth 40 punonjës të tjerë janë shkarkuar nga puna gjatë ditëve të fundit, me pretendimin se kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik kompanisë. Megjithatë, minatorët që vazhdojnë qëndresën jashtë galerive të bakrit, deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre kryesore. Ata kanë theksuar se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave.

Scroll to Top