Minatorët e Spaçit protestë, kërkojnë zgjidhje
Minatorët e Spaçit vazhdojnë protestën e tyre për të 13-tën ditë radhazi. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve, punëtorët janë mbledhur që në orën 06:00 të mëngjesit, duke kërkuar zgjidhje për kërkesat e tyre.
Ata mbeten të vendosur për të mos ndalur protestën derisa të marrin një përgjigje konkrete nga drejtuesit e kompanisë. Edhe pas 13 ditësh protestë, asnjë përfaqësues i firmës nuk është paraqitur në vendin e tubimit, duke mos u ofruar minatorëve asnjë bisedë apo sqarim mbi situatën.
Sipas kontratës kolektive, minatorët kërkojnë:
- Kushte më të mira pune.
- Pagesa të prapambetura.
- Garantimin e të drejtave të tyre.
Gjatë protestës, punëtorët e kanë cilësuar situatën si të rëndë dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë të angazhuar për sa kohë kërkesat e tyre nuk trajtohen me seriozitet nga kompania.