Mirlinda Karçanaj lë detyrën në AKSHI, ja kush e merr drejtimin.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka firmosur një urdhër për delegimin e kompetencave drejtuese. Ky veprim vjen ndërkohë që ajo ndodhet nën hetim nga SPAK dhe ndodhet në arrest shtëpie, së bashku me nën-drejtoren e institucionit.
Sipas urdhrit të datës 18 dhjetor 2025, Karçanaj ka deleguar kompetenca vendimmarrëse te drejtues të tjerë të AKSHI-t. Këto kompetenca përfshijnë çështje që lidhen me drejtimin administrativ dhe funksionimin e institucionit.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që kompetencat e deleguara do të ushtrohen deri në shfuqizimin e urdhrit.
