Moti dëmton rrjetin elektrik, 700 familje në Elbasan pa energji

Elbasan/ Dëmtohet rrjeti shpërndarës, ndërpritet energjia elektrike për 700 familje

Moti i keq në qarkun e Elbasanit ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik, kryesisht në bashkitë Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Sipas të dhënave zyrtare, janë dëmtuar rrjeti shpërndarës dhe shtyllat e tensionit të ulët. Kjo ka sjellë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për shumë familje.

Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë. Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë pandërprerje për të riparuar defektin dhe për të rikthyer energjinë elektrike për banorët.

Scroll to Top