Moti i keq Korçë: Zona pa energji, probleme rrugore

Moti i keq në Korçë/ Disa zona ende pa energji

Pas reshjeve të shiut, ekipet e punës, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit, po punojnë për mbylljen e çarjes në argjinaturën e lumit Devoll.

Në një njoftim zyrtar, Prefektura e Qarkut Korçë bën me dije se segmentet rrugore janë të kalueshme, përveç aksit Maliq-Kufi Gramsh, ku problematikë mbeten aluvionet në formë balte që vijnë nga skarpatat, kryesisht në zonën e Lozhanit.

Gjithashtu, Prefektura njofton se ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri për riparimin e defekteve në terren.

Scroll to Top