Moti i keq prek Qarkun e Korçës, ujë në oborret e banesave
Reshjet e shiut, që vijojnë edhe sot, kanë sjellë probleme në disa zona të Qarkut të Korçës.
Bashkia Korçë
- Fshati Çiflig: Është raportuar prezencë uji në oborret e tre banesave, duke prekur vetëm hangarë blegtorale. Grupet e terrenit dhe administratori i njësisë po punojnë për pastrimin e kanaleve dhe largimin e ujërave të mbledhura.
- Fshati Vinçan: Për shkak të rrëshqitjeve të dherave në rrugën e fshatit, administratori i Njësisë Administrative dhe Ndërmarrja e Shërbimeve të Bashkisë kanë ndërhyrë për pastrimin e inertëve. Rruga është tashmë e hapur dhe qarkullimi vijon normalisht.
Bashkia Maliq
- Në zonën e minierës në fshatin Qenckë, rrëshqitjet e dherave kanë sjellë prezencë inertesh në rrugë. Këto materiale janë pastruar nga kontraktori dhe rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
ARRSH – Drejtoria Rajonale Qendër-Lindje
- Situata në akset rrugore kryesore paraqitet e normalizuar.
- Në aksin e vjetër Korçë–Ersekë (Qarri) janë konstatuar rrëshqitje dherash. Kontraktori është në terren me mjetet përkatëse për pastrimin e rrugës.
OSHEE – Energjia Elektrike
- Ekipet e OSHEE-së po punojnë për rregullimin e defekteve. Aktualisht, situata është si më poshtë:
- Rajoni Korçë: Fideri Vithkuq (nënstacion Rehovë) është pa energji, duke prekur zonat Protopapë, Peshtan, Mazrekë, Pulahë. 208 abonentë janë pa energji.
- Bilisht: Fideri 8 (nënstacion Bilisht) është pa energji, duke prekur 1444 abonentë.
- Fideri 1 është pa energji, duke prekur Qinam, Skorovodë, Kreshovë (60 abonentë).
- Fideri 6 është pa energji, duke prekur Panarit, Ballabanovë, Treskë, Grabockë (50 abonentë).
- Në Maliq dhe Pogradec nuk raportohen probleme.
- Totali i abonentëve pa energji: 1,762
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit
- Pavarësisht intensitetit të reshjeve, situata në lumin Devoll e Dunavec paraqitet pa problematika. Ka vetëm një pasurë uji në tokë bujqësore (në pjesën e gropës).
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Deri tani nuk raportohen situata të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët apo banesat.
