Parashikimi i motit për ditën e mërkurë
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina hera-herës do të arrijë deri në 9 m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.
