Edhe sot moti i paqëndrueshëm në vend
Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore. Ndërsa në relievet malore në lindje pritet mot me kthjellime të alternuara me vranësira mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Në relievet malore në lindje, në orët e mesditës deri ato të pasdites, priten reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe afatshkurtër.
Mjegull e dendur ose mjegullinë me shikim të reduktuar pritet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe gjatë momenteve të reshjeve të shiut.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.