Moti sot: Reshje, stuhi dhe vranësira në Shqipëri

Mos harroni çadrat! Kushte atmosferike të paqëndrueshme

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i vranët, ndërsa reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht, në verilindje dhe jugperëndim, reshjet e shiut mund të jenë hera-herës me intensitet të lartë, në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, duke qenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Në pjesën perëndimore të vendit, lokalisht mund të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve, pritet të ketë reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 8m/sek. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek.

Deti do të ketë valëzim të forcës 4-5 ballë.

Scroll to Top