Motit fundjavë: Temperatura rriten, priten reshje të shtunën

Bëhuni gati për plazh, temperaturat do të rriten në fundjavë

Fundjava pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Sinoptikania Elida Maloçali ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për ditët në vijim.

Sipas saj, parashikohen kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët dhe temperatura që do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi jugor me një shpejtësi deri në 7 metra për sekondë, duke sjellë një forcë detare prej 1 deri në 2 ballë.

Megjithatë, prej orëve të mesditës së së dielës dhe gjatë ditës së hënë, parashikohet kthimi i reshjeve të shiut, shoqëruar edhe me shtrëngata të shkurtra, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Për ditën e martë, moti pritet të rikthehet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme, duke u parashikuar deri në 22 gradë Celsius, tha Elida Maloçali për Top Channel.

Scroll to Top