Mourinho në Madrid, synon menjëherë mesfushorin e agjentit të tij
Mateus Fernandes është në listën e prioriteteve të Zhoze Mourinhos. Portugezi ndodhet në Madrid ku edhe pritet të firmosë kontratën e re së shpejti. Mesfushori 21-vjeçar pati një sezon mjaft të suksesshëm personalisht me Uest Hem, por klubi i Premier Ligës ra nga kategoria.
Mundësia për ta siguruar firmën e tij nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht se agjenti i tij është edhe i Mourinhos, Horge Mendes. Mendes do të angazhohet për të negociuar me Uest Hem. Aktualisht, Fernandes ka edhe katër vite kontratë me klubin anglez.
Deri më tani, te Reali janë konfirmuar afrimet e Konates dhe Dumfrisit. Priten ende disa afrime të tjera në vazhdim. /Panorama Sport/
