ZYRTARE: Murinjo kthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin
Zhoze Murinjo rikthehet zyrtarisht në Madrid. Klubi i Real Madrid ka konfirmuar se janë paguar 15 milionë euro për t’i shkëputur kontratën me Benfika-n. Sa i përket kontratës me Realin, ajo është firmosur deri në vitin 2029.
Ky rikthim është një lajm i bujshëm për Murinjon, ndërsa Realit i mungojnë trofeut prej dy sezonesh. Murinjo do t’i bashkohet ekipit më 13 korrik, datë kur fillojnë edhe përgatitjet për sezonin e ri.
NJOFTIMI I REAL MADRID:
“Bordi i drejtuesve të Real Madrid, i mbledhur sot, të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Perez, ka rënë dakord të emërojë Zhoze Murinjon si trajnerin kryesor të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029. Zhoze Murinjo do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillon përgatitja parasezonale”.
/Panorama Sport/
