NATO kundër kërcënimit të Putinit: Mbrojtje për 1 miliard njerëz

Putin kërcënoi me luftë Europën, reagon kreu i NATO-s: Do të bëjmë çmos për t’i mbrojtur 1 miliard njerëz dhe territorin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, i është përgjigjur presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka kërcënuar me luftë Europën. Sipas raportimit të The Guardian, Rutte theksoi se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e tyre.

“Në fund të fundit, NATO është një aleancë mbrojtëse. Ne do të mbetemi një aleancë mbrojtëse, por mos u gaboni, ne jemi të gatshëm të bëjmë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të mbrojtur 1 miliard njerëzit tanë dhe për të siguruar territorin tonë”, deklaroi Rutte.

Scroll to Top