Ndërtimet në Tiranë, banorët revoltohen

Ndërtimet te rruga e “Kosovarëve” revoltojnë banorët

Ndërtimet e pakontrolluara në të gjithë Tiranën janë kthyer në një makth për banorët e kryeqytetit. Zhurma e vazhdueshme e makinerive të rënda, betonierët që bllokojnë rrugët dhe krijojnë kaos, si dhe pluhuri e balta kur bie shi, e kanë shndërruar qytetin në një kantier të vazhdueshëm, ku banorët nuk gjejnë qetësi as brenda shtëpive të tyre.

Vetëm javën e kaluar, dhjetëra banorë të rrugës së “Kosovarëve” janë ankuar për zhurmën e pandërprerë nga një shumëkatësh që po ngrihet pranë pishinave në zonën e Liqenit. Sipas tyre, kompania “Arlis”, e cila po kryen këtë ndërtim, nuk ka ndalur punimet as gjatë fundjavës, madje që në orët e para të mëngjesit.

Policia bashkiake, e cila është aktivisht në terren për të gjobitur qytetarët, nuk ka dhënë asnjë reagim pas ankesave të shumta të banorëve që jetojnë pranë kantierit të ndërtimit. Duket se kompania në fjalë ose ka mbështetjen e drejtuesve të bashkisë, ose ata qëllimisht injorojnë shqetësimin e banorëve.

Scroll to Top