Netanyahu: Armëpushim Izrael-Liban, kushte nga Hezbollahu

Netanyahu: Armëpushimi Izrael-Liban nuk do të shqyrtohet në Knesset pa pranimin e kushteve nga Hezbollahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, deklaroi se marrëveshja e fundit për armëpushimin, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Libanin, nuk do të paraqitet për votim derisa Hezbollahu të pranojë kushtet e Izraeli. Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk do të vihet në votim në parlament në këto rrethana.

Sipas raporteve nga mediat e huaja, ministrat izraelitë shprehën kritika ndaj këtij armëpushimi të cilin delegacionet izraelite dhe libaneze ranë dakord ta rinovonin gjatë një takimi në Uashington të mërkurën. Ata kërkuan që marrëveshja të vihej në votim në kabinet para se Izraeli të pranonte kushtet e saj.

Megjithatë, Netanyahu refuzoi të thërriste një votim, duke u shpjeguar ministrave se “për momentin, nuk ka marrëveshje”, pasi Hezbollahu ka refuzuar të pranojë kushtet e tij. “Hezbollahu është kundër, dhe për këtë arsye unë nuk po marr një vendim”, përfundoi ai.

Scroll to Top