Izrael/Netanyahu zhvillon bisedime me kreun e shërbimit sekret të Egjiptit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, zhvilloi ditën e sotme në Jerusalem një takim me kreun e shërbimit sekret egjiptian, Hasan Rashad.
Gjatë bisedimeve, të dyja palët diskutuan për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, marrëdhëniet dypalëshe mes Izraelit dhe Egjiptit, si dhe mundësitë për forcimin e paqes mes dy vendeve.
Sipas burimeve lokale, Rashad ndodhet në Izrael për një seri takimesh diplomatike me zyrtarë izraelitë dhe me të dërguarin amerikan Steve Witkoff. Këto takime zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për ruajtjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një samiti për Gazën të mbajtur në Sharm el-Sheikh më 12 tetor, vlerësoi rolin e Rashad në ndërmjetësimin që çoi në armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor.
Takimi u zhvillua ndërsa në Izrael gjendeshin edhe zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance, si dhe këshilltarët Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
