Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur pakënaqësi për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen ndaj një personi tjetër, dhe jo presidentit amerikan Donald Trump.
Netanyahu u shpreh se Trump e ka bërë realitet armëpushimin dhe sipas tij, çmimi duhet të ishte dhënë atij. “Komiteti i Nobelit adhuron të shkruajë fjalime për paqen, ndërsa Trump shkruan histori me bojë të artë. Ata shpërndajnë çmime, ai shpërndan armëpushime. Ata pinë çaj dhe dërgojnë ‘tweet’-e, ai përkul konfliktet globale si një shufër çeliku. Nuk keni pse ta simpatizoni, por faktet nuk kanë nevojë për leje që të jenë të vërteta. Trump nuk foli thjesht për paqen, ai e solli atë me prova,” shkroi kryeministri izraelit në një postim.