Neymar shpreson për Botërorin, rikthehet forma dhe golat

Neymar shpreson ende për një ftesë nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës. Ndërsa koha kalon, brazilianit duket se i është rikthyer forma dhe ai vijon të shënojë gola.

Ky realitet u konfirmua edhe mbrëmë në fitoren e Santosit kundër Bragantinos. Aktualisht, Neymar ka shënuar 6 gola në të gjitha garat.

Trajneri Ancelotti do të shpallë listën e kombëtares së Brazilit për Botërorin më 18 maj. 34-vjeçari, së bashku me tifozët, shpresojnë që ai të jetë në mesin e të thirrurve nga trajneri italian.

Scroll to Top