Operacion Antidrogë në Tiranë: 25 Arrestime, Sekuestrohet Kokainë

Shkatërrohen disa grupe kriminale në Tiranë, në pranga 25 persona

Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë, janë identifikuar 44 anëtarë të këtij grupi, ndërsa për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. Gjashtë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë pesë muajve hetime, ndërsa 13 të dyshuar vijojnë të kërkohen.

Disa nga personat e arrestuar janë:

  • Denis Sageri
  • Anton Lusha
  • Artan Rraja
  • Renaldo Loka
  • Olsjan Guri
  • Ardian Cara
  • Klaudjo Zelija
  • Abdyl Dule
  • Ervis Zuna
  • Kevin Beci
  • Feliks Dangellia
  • Fatjon Murataj
  • Klodian Dreni (Muhameti)
  • Bojken Billa
  • Idriz Peti
  • Aurel Huna
  • Frans Meta
  • Ronaldo Dumani
  • Mateo Muça
  • Liman Tota

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në banesa dhe ndaj personave, u sekuestruan:

  • 2.4 kg kokainë
  • 16 kg lëndë narkotike Resin
  • 22 kg vaj kanabisi
  • Sasi të tjera kanabisi
  • 121 200 euro
  • Një pistoletë
  • 3 armë gjahu
  • Qindra fishekzjarrë
  • 28 celularë
  • Peshore elektronike
  • 4 automjete
Scroll to Top