Operacion antidrogë Tiranë: 15 arrestime, 16 në kërkim

Operacioni antidrogë në Tiranë: 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

Një operacion i gjerë policor, i koduar “Final”, është finalizuar në Tiranë pas tre muajsh hetime intensive të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Gjatë këtij aksioni janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Janë identifikuar gjithsej 36 persona, të cilët vepronin individualisht ose të organizuar.

Për 15 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë ishin arrestuar më herët gjatë periudhës së hetimeve. Ndërkohë, 16 persona janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar:

  • 60 kg e 300 gramë Cannabis Sativa
  • 2 kg e 50 gramë Kokainë
  • 4 armë (1 pistoletë dhe 3 armë gjahu)
  • 121 000 euro
  • 60 milionë lekë
  • 5000 paundë
  • 14 celularë
  • peshore elektronike
  • 3 automjete

Operacioni “Final” ka pasur për qëllim goditjen e disa grupeve që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Dhjetëra persona janë hetuar dhe janë marrë masa ligjore ndaj tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top