Operacion Policisë në Gjirokastër: 10 të arrestuar për drogë

Shpërndarës droge në Gjirokastër, 10 persona në pranga

Policia e Gjirokastrës ka goditur një grup të strukturuar që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit, janë arrestuar tetë persona dhe janë ndaluar dy të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Personat e arrestuar janë:

  • Mihal Llavdaniti
  • Klajdi Rondo
  • Dorian Alikaj
  • Meteo Rondo
  • Alsid Cani
  • Armand Majko
  • Arben Puleri
  • Mikel Novi

Personat e ndaluar janë:

  • Dëfrim Rondo
  • Xhuljano Guma

Gjatë aksionit policor, janë sekuestruar rreth 1 kilogram kokainë dhe një sasi kanabisi e ambalazhuar në doza, të gatshme për shitje. Gjithashtu, janë konfiskuar edhe sende të tjera si:

  • Një armë gjahu
  • Një pistoletë sportive
  • Një thikë
  • Një aparat metal-kërkues
  • Municion
  • Dy palë targa automjeti
  • 3,970 paketa cigare pa pullë fiskale
  • 4,850 euro
  • 17 telefona celularë
Scroll to Top