Operacioni Elbasan: Masa Sigurie për 14 të Arrestuar
Operacioni në Elbasan: Gjykata cakton masat e sigurisë për 14 persona
Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar në Elbasan. Vetëm një prej tyre u la i lirë, ndërsa për të tjerët u vendosën masa si ‘arrest me burg’, ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘arrest shtëpie’.
Operacioni u zhvillua gjatë kësaj jave në një lokal pranë segmentit rrugor Elbasan–ish-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri. Arrestimet u realizuan si rezultat i një operacioni policor të koduar “Fast”, i cili u zhvillua nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Sipas policisë, personat e arrestuar rezultojnë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, duke përbërë rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Të arrestuarit janë:
- Ergys Tusha
- Hanson Mullahi
- Akil Kërtusha
- Maksim Suçi
- B. M. (sipërmarrës)
- Jurges Mullai
- Arjan Dada
- Endri Dada
- Taulant Zykollari
- Stefan Memelli
- Egi Caushi
- Ervin Cani
- Blerim Heta (banues në Itali)
- Një 17-vjeçar, Juxhino Zykollari (djali i pronarit të lokalit)
Masat e sigurisë e caktuara janë:
- Arrest në burg: Akil Kërtusha, Egi Caushi, Maksim Suçi, Stefan Memelli
- Arrest shtëpie: Ergys Tusha, Ansen Mullai
- Detyrim paraqitje: Ervin Cani, B.M., Jurges Mullai, Blerim Heta, Taulant Zykollari, Arjan Dada, Endri Dada
- Pa masë sigurimi: 17-vjeçari Juxhino Zykollari
Janë sekuestruar sendet e mëposhtme:
- 3 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak
- Dorezë elektroshoku (neuroparalizuese)
- 4 radio të ngjashme me ato të Policisë
- Jelek me mbishkrimin “Policia”
- Objekte që ngjajnë me armë zjarri dhe sinjalizues në formë pistolete
- Thikë, shkop metalik
- Shuma të konsiderueshme parash, 4 automjete, 13 celularë dhe pajisje DVR
Prokuroria ka dokumentuar veprimtarinë e tyre kriminale dhe ka ngritur akuza për një sërë veprash penale, të kryera në bashkëpunim, përfshirë:
- “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
- “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”
- “Moskallëzimi i krimit”
- “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
- “Përkrahja e autorit të krimit”
- “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”
- “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”