Pacolli lë prokurorinë: “Aeroporti do të bëhet, akoma më i bukur!”
Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës, ku u mor në pyetje lidhur me mosmarrëveshjet me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.
Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por, duke iu përgjigjur gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë, deklaroi se “aeroporti do të bëhet”. Ai shtoi se e ka lënë çështjen “në dorë të drejtësisë” dhe se beson fuqishëm te vendimet gjyqësore, sipas të cilave do të veprojë më tej.
Pacolli u mor në pyetje në të njëjtën ditë që zv/kryeministrja Belinda Balluku u thirr në SPAK për një çështje tjetër, në lidhje me mbikëqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë.
