Paga Minimale 80 mijë lekë në Ndërtim nga Dhjetori 2025

Tatimet vendosin pagën minimale në sektorin e ndërtimit: Asnjë rrogë nën 80 mijë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur një nivel minimal page për sektorin e ndërtimit, duke përcaktuar se asnjë punonjës nuk do të marrë më pak se 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore u bën thirrje subjekteve të sigurojnë deklarimin e saktë të pagave për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative parashikuar nga ligji.

Ky apel u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke marrë parasysh sfidën e informalitetit dhe të deklarimit jo korrekt të pagesës mujore.

Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, Administrata Tatimore, duke filluar nga dhjetori 2025, do të fokusohet kryesisht në:

  • Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet.
  • Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.

Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra. Më pas vijnë bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të përdorë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit, sipas një tabelë të mëposhtme.

Scroll to Top