Paketa e Maleve: Rama, vonesë dekurajuese, ritme të ulëta

Paketa e Maleve/ Rama: Po ecim me ritëm shumë të ulët, kjo vonesë është dekurajuese

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “Paketa e Maleve” po ecën me ritme të ulëta dhe se kjo vonesë është dekurajuese.

Gjatë një mbledhjeje me kryetarët e bashkive në vend, Rama u shpreh se një numër i madh personash kanë shprehur interes për të investuar nëpërmjet kësaj pakete.

Kryeministri kritikoi kryetarët e bashkive për vonesën në dorëzimin e hartave për zonat prioritare. Sipas tij, kjo vonesë është dekurajuese për ata që kanë treguar interes për të marrë pjesë në këtë proces.

“Ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë jashtëzakonisht nxitëse, për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në hapin e parë, kur u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë. Nga ana tjetër, e bëjmë këtë takim sepse kemi shqetësimin se po ecet me një ritëm shumë të ulët në raport me atë që paketa vetë ka në thelb, shpejtësinë. Kjo vonesë është dekurajuese për ata të cilët tashmë e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në këtë proces”, tha Rama.

Scroll to Top