Tre kate u ndërtuan pa leje, bllokohet pallati në Tiranë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policimë e Shtetit, ka vendosur shiritin e ndalimit në një pallat 14-katësh në Tiranë, pasi rezultoi se një pjesë e tij ishte ndërtuar pa leje.
Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, pranë Terminalit të Autobusave të Jugut dhe Veriut. Nga gjithsej 14 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, rezulton se tre kate janë realizuar pa lejen e nevojshme.
Objekti është pezulluar dhe është vendosur shiriti i ndalimit të përdorimit.
