Papa Françesku u kundërpërgjigj ndaj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi atë si “të dobët për krimin” dhe “të papërshtatshëm për politikën e jashtme”.
Duke folur për gazetarët në avionin papnor, para udhëtimit të tij drejt Algjerisë, Papa tha: “Nuk kam frikë nga administrata Trump apo nga të flasësh me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, që besoj se është arsyeja pse jam këtu, ajo që Kisha duhet të bëjë.”
Ai shtoi: “Ne nuk jemi politikanë. Nuk merremi me politikën e jashtme nga i njëjti këndvështrim si ai, por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës.”
Komentet e Papës u bënë publike nga një gazetar i OSV News në platformën X. Kritikat e Donald Trump kishin ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje dhe duket se ishin nxitur nga deklaratat e fundit të Papës, ku ai kishte kritikuar luftën e SHBA-së kundër Iranit.
