Selia e Shenjtë, përmes Zyrës së Shtypit, ka konfirmuar zyrtarisht datën e takimit mes Atit të Shenjtë Leo XIV dhe Presidentit të Italisë, Shkëlqesisë së Tij, z. Sergio Mattarella.
Takimi do të zhvillohet të martën, më 14 tetor, në Pallatin Quirinale.
Ky konfirmim zyrtar vjen pas disa lajmesh që qarkullonin prej kohësh në qarqet politike dhe ato të Vatikanit.