Papa në Francë: Gjeopolitikë, AI dhe Meshë Masive

Në fokus: Çështjet gjeopolitike dhe inteligjenca artificiale. Papa Leo XIV nis vizitën katërditore në Francë, pritet meshë me mbi 500 mijë besimtarë.

Papa Leo XIV ka nisur sot një vizitë katërditore në Francë. Në qendër të programit të tij do të jetë një meshë masive në Paris, e cila pritet të mbledhë më shumë se gjysmë milioni besimtarë.

Sipas pritjeve, rreth 600 mijë katolikë pritet të marrin pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen përgjatë Champs-Élysées dhe pranë Harkut të Triumfit. Kjo do të bëjë që vizita e Papës të kthehet në një nga ngjarjet më të mëdha fetare të zhvilluara në Francë vitet e fundit.

Papa Leo XIV do të presë në aeroportin Orly presidenti francez Emmanuel Macron. Pas ceremonisë së pritjes, dy liderët pritet të zhvillojnë një takim në Pallatin Élysée. Në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet gjeopolitike dhe zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, presidenti Macron nuk pritet të marrë pjesë në asnjë prej meshave të drejtuara nga Papa gjatë vizitës. Ky qëndrim lidhet me parimin e laicitetit në Francë dhe ndarjen e institucioneve shtetërore nga feja.

Vizita e Papës pritet të përfshijë takime me autoritete franceze, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe besimtarë. Mesha në Paris do të jetë një nga momentet kryesore të qëndrimit të tij në vend.

Scroll to Top