Paralajmërim borë Nju Jork: Probleme në transport dhe gjendje e jashtëzakonshme

Paralajmërim për mot të keq në Nju Jork, priten reshjet më të dendura të borës që nga viti 2022

Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërim për mot të keq në Nju Jork, ku priten reshje bore të dendura, më të mëdhatë që nga viti 2022. Trashësia e borës mund të arrijë deri në 25 centimetra.

Situata ka shkaktuar tashmë probleme në transport, me mijëra fluturime të anuluara dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm, duke vështirësuar kthimin në shtëpi të udhëtarëve pas festave.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe, ndërsa shërbimet emergjente janë vendosur në gatishmëri të plotë.

Stuhia dimërore pritet të godasë Bregun Lindor Verior të Shteteve të Bashkuara, me aeroportet e Çikagos dhe Nju Jorkut ndër më të prekurat.

Ndërkohë, në Bregun Perëndimor, reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë shqetësime, me frikë për rrëshqitje dheu dhe mijëra persona të detyruar të evakuohen nga zonat e rrezikuara.

Scroll to Top