Parashikimi i motit: Kthjellime me erë të lehtë

Parashikimi i motit për ditën e premte

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në vendin tonë. Pritet mot kryesisht me kthjellime, por nuk përjashtohen edhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim – verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë shpejtësi deri në 9 m/s.

Valëzimi në Detin Adriatik dhe Detin Jon pritet të jetë i lehtë, rreth forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top