Parashikimi i motit për ditën e hënë
Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Pritet kthjellim kryesisht në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Pas orëve të mëngjesit, vranësirat në relievet malore në lindje pritet të shpërbëhen gradualisht. Gjatë orëve të para të ditës deri në mëngjes, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në këto zona.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
