Parashikimi i motit për ditën e hënë: Reshje dhe erëra

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Fillimisht, në orët e para të mëngjesit, në vijën bregdetare do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët. Më pas, reshje të herëpashershme shiu do të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë ditës, përgjatë Ultësirës Perëndimore, reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave, me intensitet hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim dhe në orët e mesditës në zonat luginore, era mund të arrijë shpejtësi 16 m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.

Scroll to Top